​Arrestohen 5 të dyshuar për zjarrvënie

Kronikë e zezë

​Arrestohen 5 të dyshuar për zjarrvënie

Më: 23 prill 2020 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Obiliqit, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e 5 personave të dyshuar për dy raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm - zjarrvënie.

Personat e arrestuar janë R. P. (17), E. P. (18), R. S. (19), A. P. (19) dhe G. P. (20), që të gjithë shtetas të Kosovës,

Ata dyshohet të jenë të përfshirë në rastet që janë raportuar më datën 29 mars dhe 16 prill të vitit 2020.

Njësiti i hetimeve me këtë rast ka gjetur dhe sekuestruar një armë automatike e tipit Thompson dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në procedura të mëtejme gjyqësore.

Personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat