Korçë, 67-vjeçari u vra me thikë nga fqinji, arrestohet

Kronikë e zezë

Korçë, 67-vjeçari u vra me thikë nga fqinji, arrestohet

Më: 24 prill 2020 Në ora: 08:11
Petrika Treska

Apostol Bozhgolli, 65 vjeç, fqinj me 67-vjeçarin Petrika Treska që u vra mbrëmjen e të enjtes në Korçë është arrestuar nga policia si i dyshuar për krimin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen nr. 7.

"Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 23.04.2020, ku në lagjen nr. 7, në banesë, u godit me thikë dhe për pasojë gjeti vdekjen shtetasi P. T., 67 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit A. B., 65 vjeç, banues në Korçë" njofton policia.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës thikë, i përdorur në krim nga autori i dyshuar Apostol Bozhgolli.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat