Shkroi në Facebook se Parlamenti duhet të digjet, policia arrestoi pejanin

Kronikë e zezë

Shkroi në Facebook se Parlamenti duhet të digjet, policia arrestoi pejanin

Më: 25 prill 2020 Në ora: 11:03
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti kishte shkruar në rrjetin social Facebook se Parlamenti duhet të digjet.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 14:09.

“Rr. Isa Demaj, Pejë 23.04.2020 – 14:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pas që i njëjti në rrjetin social Facebook, ka postuar një foto dhe postuar shkrimi “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat