Një person është arrestuar në Kamenicë, për shkak se i njëjti kishte hedhur një bombë dore në një fushë, afër shtëpisë së tij, por nuk kishte shpërthyer.
Bomba është tërhequr nga njësit për deminim të KFOR-it dhe FSK-së. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.