Vetaksident në Klinë, një i lënduar

Kronikë e zezë

Vetaksident në Klinë, një i lënduar

Më: 25 prill 2020 Në ora: 17:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vetaksident ka ndodhur mesditën e sotme në Dollc të Klinës.

Si pasojë e vetaksidentit lëndime ka marrë shoferi i cili është dërguar për trajtim.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:30 ka ndodh një vetaksident në fshatin Dollc të Klinës, nga ky vetaksident lëndime të lehta trupore ka marrë vetëm një person i cili është dërguar në spital për trajtim”.

Njësitet relevante policore kanë ndalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat