Kaloi ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, arrestohet shtetasi serb në Graqanicë

Kronikë e zezë

Kaloi ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, arrestohet shtetasi serb në Graqanicë

Më: 26 prill 2020 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Një shtetas i Serbisë në Graqanicë është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se para disa dite kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, rreth orës 12:30.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, dyshohet se para disa dite kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.  I njëjti  i është nënshtruar testit për  Covin-19 dhe më pas është arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat