​Një muaj paraburgim për dhunë në familje

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për dhunë në familje

Më: 26 prill 2020 Në ora: 15:22
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit SH.B., për shkak të veprës penale dhunë në familje.

Gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri SH.B. do të jetë në liri, do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek e dëmtuara E.B dhe dëshmitarët, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale, andaj paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar të kësaj çështjeje penale.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat