​Një muaj paraburgim për kanosje

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për kanosje

Më: 27 prill 2020 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit H.J., për shkak se ka kryer veprën penale kanosje.

Gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri do të jetë në liri, do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë dhe mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale, andaj paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale.

I pandehuri H.J. më 25.04.2020 në Reqicë të Podujevës, pas një mosmarrëveshje me S.Z. dhe tre vëllezërit e tij, fillimisht kishin filluar të grinden dhe më pas i pandehuri kishte kanosur të njëjtit duke nxjerrë një revole të llojit dhe kalibrit të paidentifikuar, me ç`rast te të njëjtit kishte shkaktuar frikë dhe pasiguri.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat