​Policia e Kosovës ndalon 25 persona, nuk respektuan vendimin e qeverisë

Kronikë e zezë

​Policia e Kosovës ndalon 25 persona, nuk respektuan vendimin e qeverisë

Më: 28 prill 2020 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar 25 persona gjatë 24 orëve të fundit meqë të njëjtit nuk respektuan vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Vetëm në komunën e Gjilanit janë ndaluar 14 persona, pesë persona në Prizren, tre në Gjakovë, dy në Ferizaj dhe një në Mitrovicë.

Më 15 prill Ministria e Shëndetësisë ka vendosur masa të reja për kufizimin e lirisë së lëvizjes, qytetarët lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm 90 minuta në ditë duke respektuar rregullin me numrin e parafundit të letërnjoftimit.

Aktualisht në Kosovë, me vendim të qeverisë, janë të mbyllura të gjitha restorantet, dyqanet, lokalet e qendrat tregtare, si masë parandaluese për mos përhapje të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat