​Kalon kufirin ilegalisht, arrestohet nga Policia e Kosovës

Kronikë e zezë

​Kalon kufirin ilegalisht, arrestohet nga Policia e Kosovës

Më: 28 prill 2020 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Një person ka kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës dhe është arrestuar në Leposaviq nga Policia e Kosovës.

Personi i njëjtë është dërguar në karantinë ndërsa automjeti i tij është konfiskuar përkohësisht.

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Është ndaluar i dyshuar mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti me automjet kishte kaluar kufirin ilegalisht nga R. E Serbia për në R. Kosovës. Automjetit është konfiskuar përkohësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në karantinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat