Detaje nga tentim vrasja në Prishtinë, u gjuajten me kallashnikov për motive të hakmarrjes

Kronikë e zezë

Detaje nga tentim vrasja në Prishtinë, u gjuajten me kallashnikov për motive të hakmarrjes

Më: 28 prill 2020 Në ora: 21:55
Foto

Para pak çastesh në rrugën “Xhavit Ahmeti”, në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Nuk raportohet për të plagosur nga kjo ngjarje.

Prokurori në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se një i dyshuar me inicialet M.L është në arrati, dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Sipas tij sulmi është “tentim vrasje e rëndë” dhe se  ka ndodhur për motiv të hakmarrjes.

Ai shtoi se cak i sulmit ishte personi me inicialet N.C.

Sulmi është kryer nga një plumb i kallashnikovit.

Personi në fjalë është sulmuar përderisa ishte duke ecur me vajzat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat