E rëndë në Elbasan! Djali rreh nënën, një burrë plagos me thikë bashkëjetuesen

Kronikë e zezë

E rëndë në Elbasan! Djali rreh nënën, një burrë plagos me thikë bashkëjetuesen

Më: 29 prill 2020 Në ora: 10:40
Ilustrim

Dy ngjarje të rënda të dhunës në familje vijnë nga Elbasani, ku një djalë ka rrahur nënën e tij, ndërsa një burrë ka plagosur me thikë bashkëjetuesen.

Nën akuzën e veprës penale “Dhuna në familje” u arrestua  H. H., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Po ashtu u bë arrestim i B. K., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka plagosur me mjet të thikë bashkëjetuesen.

E dëmtuara pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me të dyja ngjarjet hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat