Gjuajtje me kallashnikov në Prishtinë, i dyshuari shtie në drejtim të një personi

Kronikë e zezë

Gjuajtje me kallashnikov në Prishtinë, i dyshuari shtie në drejtim të një personi

Më: 29 prill 2020 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Një tentim vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Xhavit Ahmeti”.

Në konfliktin që nisi mes dy personave, policia ka raportuar se është përdorur edhe kallashnikov.

Gjithçka kishte ndodhur pas mosmarrëveshjeje, teksa i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës.

Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat