Lëndohen rëndë dy persona në Istog si pasojë e një gypi të pompës së betonit

Kronikë e zezë

Lëndohen rëndë dy persona në Istog si pasojë e një gypi të pompës së betonit

Më: 29 prill 2020 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në fshatin Gusar të Istogut, pasi janë goditur nga gypi i pompës së betonit.

Njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për në QKUK, ndërsa tjetri ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje, rreth orës 09:00.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë përderisa  kanë qenë duke punuar, është shkaktuar një avari në pompën e betonit, me që rast gypi i pompës ka goditur dy viktimat”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat