3 raste të dhunës në familje për 1 orë në Prishtinë

Kronikë e zezë

3 raste të dhunës në familje për 1 orë në Prishtinë

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Nga ora 19:35 deri në orën 20:20 gjatë ditës së djeshme në kryeqytet janë raportuar tre raste të dhunë në familje.

Rasti i parë ishte një përleshje mes 4 anëtarëve të familjes, dy meshkujve dhe dy femrave, për shkak të një mosmarrëveshje familjare. Nuk është raportuar asnjë person i lënduar. Por, policia ka arrestuar të gjithë, dy prej të cilëve, një mashkull dhe një femër, u dërguan në mbajtje me urdhër të prokurorit, kurse dy të tjerët janë liruar.

Pas 42 minutave, në orën 20:17, po në Prishtinë, policia arrestoi një grua e cila e kishte sulmuar një grua tjetër familjare. Për shkak të lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti i tretë në Prishtinë ndodhi në orën 20:20. Në këtë rast, policia ka arrestuar një burrë i cili kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Gruaja ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat