Aksident në dalje të Gramshit, plagosen dy gra të moshës 50 dhe 55 vjeç

Kronikë e zezë

Aksident në dalje të Gramshit, plagosen dy gra të moshës 50 dhe 55 vjeç

Më: 30 prill 2020 Në ora: 20:03
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Gramshit.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, te vendi i quajtur “Ura e Trashovicës”.

Si pasojë e aksidentit, dy gra të moshës 50 dhe 55 vjeç kanë mbetur të plagosura.

Mësohet se janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat