Një person tenton t’i dhunojë dy femra në Deçan

Kronikë e zezë

Një person tenton t’i dhunojë dy femra në Deçan

Më: 1 maj 2020 Në ora: 09:43
Ilustrim

Në qytetin e Deçanit ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një person ka tentuar t'i dhunojë dy femra.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy viktimat femra kanë pësuar lëndime trupore gjatë sulmit nga i dyshuari. Policia e ka gjetur të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte tentuar të dhunoi dy viktimat femra kosovare. Si pasoj e rastit dy viktimat kanë pësuar lëndime të lehta. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë", ka njoftuar Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat