Gjashtë persona rrihen mes vete për pronë – lëndohen katër prej tyre

Kronikë e zezë

Gjashtë persona rrihen mes vete për pronë – lëndohen katër prej tyre

Më: 1 maj 2020 Në ora: 09:51
Ilustrim

Një rrahje masive raportohet të ketë ndodhur dje në Lipjan.

Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës, ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ku si pasojë katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Si pasojë, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor fillimisht në QKMF në Lipjan, nga ku më pas janë dërguar në QKUK.

Nga ky rast lëndime trupore ka marr edhe viktima femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Nga të dyshuarit gjatë rrahjes është dëmtuar edhe një veturë. Pas intervistimit të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat