​Arrestohet një zyrtar policor për dhunë në familje

Kronikë e zezë

​Arrestohet një zyrtar policor për dhunë në familje

Më: 1 maj 2020 Në ora: 15:54
Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor për dhunë në familje.

IPK njofton se kishte pranuar informacione dje në orët e pasdites nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Istog ka kryer veprën penale, dhunë në familje, e paraparë me nenin 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar të dyshuarin (zyrtarin policor) si dhe viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij të cilës i është ofruar edhe ndihma mjekësore. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, thuhet në njoftim.

IPK thotë se hetuesit në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat