E goditi me veturë pastaj e theri me thikë në gjoks – detaje nga vrasja e 23-vjeçarit në Prizren

Kronikë e zezë

E goditi me veturë pastaj e theri me thikë në gjoks – detaje nga vrasja e 23-vjeçarit në Prizren

Më: 1 maj 2020 Në ora: 22:51
Foto Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e therjes me thikë në Prizren.

Dëshmitari nga vendi i ngjarjes kishte rrëfyer për Policinë se fillimisht ishin aksidentuar nga një makinë Golf 3, e bardhë e pastaj viktima ishte goditur me thikë në gjoks.

Rastin e ka konfrimuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Fillimisht e kemi kontaktuar një dëshmitar i cili ka qenë bashkë me viktimën dhe ai na ka informuar se përderisa kanë qenë në lëvizje me motor janë goditur nga një automjet Golf 3 ngjyrë e bardhë, dhe pas goditjes i dyshuari ka dalë nga automjeti dhe e ka goditur viktimën me armë të ftohtë në gjoks. Si pasojë e goditjeve viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Prizren rreth orës 15:30”, ka thënë Osmanollaj.

Ai njoftoi se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat