Policia jep detaje për aksidentin në Deçan ku vdiq një person

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Deçan ku vdiq një person

Më: 2 maj 2020 Në ora: 19:39
Pamje nga aksidenti

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet në fshatin Baballoq të Deçanit, ku mbet i vdekur një person, ndërsa një tjetër i lënduar.

Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55, ndërkaq që kanë qenë të përfshira dy vetura.

Me këtë rast, ka ndërruar jetë një person, R.D 61 vjeçar, që sipas policisë është i dyshuar për aksidentin.

I lënduar ka mbetur edhe një 23 vjeçar, i cili është në tretman mjekësor.

“Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit. Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është liruar familjarëve për ceremoni mortore.Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të Komunikacionit Rrugor të DRP-Pejë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat