Shoqërohen në polici 5 llapjanë, i bënë për spital dy persona

Kronikë e zezë

Shoqërohen në polici 5 llapjanë, i bënë për spital dy persona

Më: 3 maj 2020 Në ora: 10:34
Ilustrim

Dje në Podujevë, janë shoqëruar në stacionin policor pesë persona, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë.

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat