Sulm me thikë në Podujevë, lëndohet një person dhe arrestohen 5 të tjerë

Kronikë e zezë

Sulm me thikë në Podujevë, lëndohet një person dhe arrestohen 5 të tjerë

Më: 3 maj 2020 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Pesë persona janë shoqëruar në polici pasi të njëjtit kanë sulmuar dy persona të tjerë në Podujevë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

“Janë shoqëruar në stacionin policor pesë të dyshuar meshkuj kosovarë,  pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë”, thuhet në raportin e policisë.

 Me vendim të prokurorit, tre  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat