Dyshohet se një person i armatosur hyri në një shtëpi në Komoran, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Dyshohet se një person i armatosur hyri në një shtëpi në Komoran, policia jep detaje

Më: 3 maj 2020 Në ora: 12:10
Ilustrim

Dje, pak para mesnatës është raportuar se një person i dyshuar, i armatosur ka hyrë në një shtëpi në Komoran dhe sipas ankuesit i dyshuari mund të ndodhet ende aty.

Pas kësaj, policia me njësitet kompetente te saj ka reaguar në lokacion dhe ka kryer kontrollin e nevojshem në atë objekt, mirëpo nuk është gjetur ndonjë person i dyshuar brenda objektit.

Lajmin për mediat vendore e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe eshte inicuar rasti “vjedhje e rëndë” për procedura të mëtejme ligjore”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat