20 ditë paraburgim për tre persona, morën pjesë në një rrahje në Podujevë

Kronikë e zezë

20 ditë paraburgim për tre persona, morën pjesë në një rrahje në Podujevë

Më: 4 maj 2020 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Gjykata Themelore ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 20 ditësh të pandehurve A.Z., B.N., dhe F.N., për shkak të veprës penale Pjesëmarrje në rrahje në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë apo në bashkëpjesëmarrësit tjerë në kryerjen e veprës penale gjithashtu të njëjtit lihen në liri, ekziston rreziku se mund të përsërisin veprën penale, pasi që të njëjtit janë fqinjë në mes vete.

Të pandehurit A.Z., B.N. dhe F.N. me datë 02.05.2020, rreth orës 16:00, në fshatin Sfeqël të komunës së Podujevës, për shkak të një mosmarrëveshje në mes tyre, kishin marrë pjesë në një rrahje, e cila rrahje kishte rezultuar me të lënduar me lëndim të rëndë trupor.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat