Policia arrestoi 72 persona për mos respektim të vendimeve gjatë epidemisë

Kronikë e zezë

Policia arrestoi 72 persona për mos respektim të vendimeve gjatë epidemisë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Lehtësimi i masave të lëvizjes ka bërë që shumë qytetarë të vërshojnë rrugët në disa komuna.

E kjo siq duket ka bërë që të rritet edhe numri i të arrestuarve nga ana e policisë për shkak të mos zbatimit të vendimeve për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Brenda 24 orëve, policia arrestoi 72 persona, ku prej tyre 51 u arrestuan në Mitrovicë, 17 në Prizren, 3 në Prishtinë dhe 1 në Gjilan.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Rr. Besnik Restelica, Podujevë, 04.05.2020-00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë, 04.05.2020-00:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Tirana, Prizren, 04.05.2020-00:35. Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në një lokal ku gjendeshin nëntë (9) persona te dyshuar meshkuj meshkuj kosovarë të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Dragash, 04.05.2020-10:30. Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në personin e dyshuar mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Dragash, 04.05.2020-09:30. Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në personin e dyshuar mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Dragash, 04.05.2020-11:04. Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në personin e dyshuar mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Wesli Klark, Prizren, 04.05.2020-14:20.Njësia policore ka ndaluar një veturë në të cilën kanë qenë katër te dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Remzi Ademaj, Prizren, 04.05.2020-14:50. Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në personin e dyshuar mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Ulqinit, Mitrovicë, 04.05.2020-23:30. Njësiti policore gjatë patrullimit ka hasur në një lokal të hapur  brenda të cilit kishin qenë 25 persona meshkuj kosovarë të cilët nuk e kishin respektuar vendimin e Qeverisë. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit e cila me urdhër të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa me personat tjerë janë marrë inspektorët sanitarë.

Rr. Bashkimi Kombëtar, Mitrovicë, 05.05.2020-00:10. Njësiti policore gjatë patrullimit në një shtëpi private të improvizuar si kafiteri ka hasur 26 persona meshkuj kosovarë të cilët nuk e kishin respektuar vendimin e Qeverisë. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i lokalit është iniciuar lënda e rastit e cila me urdhër të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa me personat tjerë janë marrë inspektorët sanitarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat