Mitrovicë, policia arreston 51 persona të cilët ishin grumbulluar në dy lokale

Kronikë e zezë

Mitrovicë, policia arreston 51 persona të cilët ishin grumbulluar në dy lokale

Më: 5 maj 2020 Në ora: 11:17
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës brenda 24 orëve, ka arrestuar 72 persona të cilët nuk zbatuan vendimet për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Prej tyre 51 u arrestuan vetëm në Mitrovicë. Sipas raportit të policisë, në rastin e parë në rrugën e “Ulqinit”, njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur në një lokal të hapur brenda të cilit kishin qenë 25 persona meshkuj kosovarë të cilët nuk e kishin respektuar vendimin e Qeverisë.

Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit e cila me urdhër të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa me personat tjerë janë marrë inspektorët sanitarë.

Kurse në rastin e dytë në rrugën “Bashkimi Kombëtar” po ashtu në Mitrovicë, policia gjatë patrullimit në një shtëpi private të improvizuar si kafiteri ka hasur 26 persona meshkuj kosovarë të cilët nuk e kishin respektuar vendimin e Qeverisë.

Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i lokalit është iniciuar lënda e rastit e cila me urdhër të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa me personat tjerë janë marrë inspektorët sanitarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat