Ishte raportuar i zhdukur në mars të këtij viti, gjendet i vdekur pranë lumit në Llapushnik

Kronikë e zezë

Ishte raportuar i zhdukur në mars të këtij viti, gjendet i vdekur pranë lumit në Llapushnik

Më: 5 maj 2020 Në ora: 11:21
Foto Ilustrim

Një trup i pajetë është gjetur pranë lumit në Llapushnik në mes të fshatrave Llofcë dhe Burnicë të komunës së Gjilanit.

Sipas policisë, viktima mashkull është identifikua nga familjarët e tij i cili më 24 mars 2020 ishte lajmëruar si person i zhdukur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i IML dhe FSK për kërkim – shpëtim të cilët kanë tërhequr trupin e pajetë.

Trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat