Vritet me armë zjarri një person në Lipjan, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Vritet me armë zjarri një person në Lipjan, policia jep detaje

Më: 6 maj 2020 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Një vrasje ka ndodhur afër QMI-së në Lipjan ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona dhe është konfiskuar një armë zjarri.

“Mund të konfirmojmë se sot më datë 06.05.2020 afër rrethit të QMI-së ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri ku sipas njoftimit të ekipeve mjekësore si pasoj personi/viktima ka ndërruar jetë nga plagët e marrura. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar. Po ashtu është konfiskuar edhe një armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur në rast”, ka thënë Kelani. 

***

Dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri afër QMI-së në Lipjan, ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur.

Portalet lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat