Aksident në Lezhë-Milot, një 60-vjeçar në gjendje të rëndë transportohet drejt Tiranës

Kronikë e zezë

Aksident në Lezhë-Milot, një 60-vjeçar në gjendje të rëndë transportohet drejt Tiranës

Më: 6 maj 2020 Në ora: 10:13
Pamje nga video

Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në aksin Lezhë Milot.

Një automjet ka përplasur një këmbësor i cili është dërguar në gjendje të rëndë drejt kryeqytetit për ndihmë më të specializuar.

I aksidentuari siç Top Channel mëson është Ndre Prendi, rreth 60 vjeç.

Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Lezhë /Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:50, në aksin rrugor Milot-Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin M.F.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.P., i cili ka marrë dëmtime dhe ndodhët nën kujdesin mjekësor në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat