Vrau fqinjin e tij, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

Kronikë e zezë

Vrau fqinjin e tij, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 10:37
Ilustrim

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim J. L., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Më datë 29 prill 2020, në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit”, Vlorë, pranë një karburanti, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. L. ka goditur me sende të forta fqinjin e tij 60-vjeçar B. M., i cili si pasojë humbi jetën në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat