Një muaj paraburgim për personin që ushtroi dhunë në familje

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për personin që ushtroi dhunë në familje

Më: 6 maj 2020 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Një muaj paraburgim për K.G., pasi ka kryer dhunë në familje.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.G. për veprën penale dhunë në familje.

” Të pandehurit K.G. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Po ashtu thuhet se ‘ Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri K.G. në liri mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën – gruan e tij, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat