Vrasja në Lipjan ndodhi për motive banale, kjo ishte arsyeja

Kronikë e zezë

Vrasja në Lipjan ndodhi për motive banale, kjo ishte arsyeja

Më: 6 maj 2020 Në ora: 11:49
Ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një incident i armatosur në një vendpunishtë në Lipjan, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Blic merr vesh se viktima e këtij incidenti dhe autori, kanë qenë punonjës të një kompanie ndërtuese.

Që të dy, mbrëmë kishin punuar në ndërrim natës, nga kur edhe kishte nisur konflikti mes vete. Dyshohet se dorasi e ka qëlluar me armë tashmë të ndjerin për motive banale pasi ky i fundit nuk e kishte lejuar ta voziste kamionin e punës.

I vrari A.S (emër i njohur për redaksinë) është baba i tetë fëmijëve nga fshati Gllanicë i Lipjanit.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe e ka konfiskuar një armë e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat