Graqanicë: Djali e gjen të vdekur babain në dhomën e tij, ishte qëlluar me armë zjarri

Kronikë e zezë

Graqanicë: Djali e gjen të vdekur babain në dhomën e tij, ishte qëlluar me armë zjarri

Më: 7 maj 2020 Në ora: 09:00
Ilustrim

Një person ka vdekur në Graqanicë, pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka parë babain e tij të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit.

“Graqanicë 06.05.2020 – 18:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka parë babain e tij të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe konfiskuar pistoletëa dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar, është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat