Një muaj arrest shtëpiak kundër katër të pandehurve

Kronikë e zezë

Një muaj arrest shtëpiak kundër katër të pandehurve

Më: 7 maj 2020 Në ora: 15:07
Foto Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.T., O.T., M.T., I.T., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.

“Gjykata ka konstatuar se masa e arrestit shtëpiak është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar në të dëmtuarin A.M apo dëshmitarë të tjerë në kryerjen e veprës penale gjithashtu të njëjtit po të lihen në liri, ekziston rreziku se mund të përsërisin veprën penale.

Të pandehurit S.T., O.T., M.T., I.T. me banim në lagjen e 28 në Fushë Kosovë, me datë 29 prill 2020 rreth orës 21.55 minuta për shkak të një mosmarrëveshje me të dëmtuarin A.M, ishin përfshirë në një rrahje, e cila rrahje kishte rezultuar me lëndim të rëndë trupor”, thuhet në njoftimin për media.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat