​Nga një muaj paraburgim për dy persona të dyshuar për vrasje

Kronikë e zezë

​Nga një muaj paraburgim për dy persona të dyshuar për vrasje

Më: 7 maj 2020 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës me nga një muaj paraburgim për të pandehurit A.S. dhe B.S.

I pandehuri A.S. dyshohet për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, ndërsa i pandehuri tjetër B.S. dyshohet se ka kryer veprën penale shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

Dy të pandehurit akuzohen nga Prokuroria, se më 6 prill 2020 kanë privuar nga jeta tani të ndjerin A.S. dhe i njëjti si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, në Prishtinë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat