Dy persona vjedhin fjalëkalimet e kartelave bankare dhe porositin mallra online në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy persona vjedhin fjalëkalimet e kartelave bankare dhe porositin mallra online në Prishtinë

Më: 8 maj 2020 Në ora: 09:41
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës pasi që kanë keqqpërdorur kartelat bankare dhe të kreditit.

Sipas Policisë të dyshuarit përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna përfshirë kartelat bankare, e-mail adresat ,dhe fjalëkalime. Në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë blerë online mallra të ndryshme.

Njoftimi:

Janë arrestuar dy meshkuj pasi të njëjtit kanë kryer vepër penale, keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit si dhe hyrje në sistemin kompjuterik. Të dyshuarit përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna përfshirë kartelat bankare, e-mail adresat ,dhe fjalëkalime. Në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë blerë online mallra të ndryshme. Në cilësinë e provave janë sekuestruar:

Tre kompjuterë llaptope, një shtëpizë kompjuteri, nië hard-disk,tre usb memorje, dy telefona mobil, kartela të ndryshme krediti, mallra të blera, dokumentacion relevant që dëshmojn blerjet dhe transaksione të parave. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat