​Dhunë fizike ndaj vëllait, një muaj paraburgim

Kronikë e zezë

​Dhunë fizike ndaj vëllait, një muaj paraburgim

Më: 9 maj 2020 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës SH.M. për shkak se ka kryer veprën penale Dhunë në familje.

Të pandehurës SH.M. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri e pandehuraSH.M. mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale dhe të ndikoj në të dëmtuarin - vëllain e saj, pasi që e njëjta në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarit”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat