Automjeti në Elbasan gjendet i shkrumbuar, dyshohet se është përdorur në aktivitet kriminal

Kronikë e zezë

Automjeti në Elbasan gjendet i shkrumbuar, dyshohet se është përdorur në aktivitet kriminal

Më: 10 maj 2020 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Një automjet në Elbasan, është gjetur i shkrumbuar në Elbasan.

Automjeti është gjetur në orët e vona të së shtunës në Gracen, në segmentin që tashmë njihet si rruga e  vjetër Elbasan-Tiranë.

Bëhet fjalë për një automjet tip Peugeot 307, me targa AA 352 TK, i djegur pothuajse plotësisht.

Paraprakisht dyshimet e policisë janë se ky automjet  mund të jetë përdorur për aktivitet kriminal.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përdoruesve të automjetit të braktisur pas djegies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat