Digjet një banesë në Lagjen e Spitalit, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Digjet një banesë në Lagjen e Spitalit, lëndohet një person

Më: 10 maj 2020 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Është përfshirë nga zjarri një banesë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Në Prishtinë përkatësisht në Lagjen e Spitalit, rreth orës 17:05, është djegur një banesë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Sot me datën 10.05.2020 rreth orës 17:05 kemi pranuar informatë se në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, një banesë është duke u djegur. Njësitë policore menjëherë iu kanë përgjigjur thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka treguar Hoxha

Hoxha ka bërë të ditur po ashtu për lajmi.net, se për fat të keq edhe një person është lënduar.

“Sipas informative të para një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vend ngjarje janë njoftuar të dalin edhe njësit tjera emergjente dhe të zjarrfikësve”, deklaroi Hoxha.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme edhe në lagjen Arbëria në Prishtinë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri, por që akoma nuk dihen shkaqet që çuan deri te djegia e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat