Dhunohet një femër në Mitrovicë, i dyshuari lirohet

Kronikë e zezë

Dhunohet një femër në Mitrovicë, i dyshuari lirohet

Më: 11 maj 2020 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Një femër është dhunuar të dielën në qytetin e Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një dhunim ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në pjesën jugore të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, policia në ora 05:00 të mëngjesit të së dielës ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një femër.

Po ashtu është bërë e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat