Klinë: I vidhet vetura dhe tre lopë

Kronikë e zezë

Klinë: I vidhet vetura dhe tre lopë

Më: 12 maj 2020 Në ora: 11:09
Lopët

Një vjedhje ka ndodhur në fshatin Gjurgjevik i Vogël në Klinë mëngjesin e djeshëm.

Viktima mashkull ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën ndërsa nga stalla ia kishin vjedhur edhe tre krerë lopë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat