Arrestohet pas dy ditësh në Zubin Potok i dyshuari për therje me thikë të një personi në Istog

Kronikë e zezë

Arrestohet pas dy ditësh në Zubin Potok i dyshuari për therje me thikë të një personi në Istog

Më: 13 maj 2020 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka therur me thikë një person tjetër.

Pasditen e së hënës në fshatin Sine të Istogut në pjesën malore të këtij fshati kishte ndodhur një therje me thikë.

Sipas Policisë së Kosovës deri te kjo therje kishte ardhur pas një zënke verbale mes të dyshuarit dhe viktimës.

54-vjeçari me inicialet F.P., nga fshati Zllakuqan i Klinës, kishte goditur me thikë viktimën, 48-vjeçarin me inicialet Q.A., nga fshati Dubravë i Istogut, ku edhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda në pjesën e abdomenit.

“Pas dhënies së ndihmës së parë në QKMF në Istog, viktima është dërguar në Spitalin Regjional në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj vepre, 54-vjeçari ishte arratisur në drejtim të pa njohur, mirëpo njësitet përkatëse Policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme operative për arrestimin e të dyshuarit. Kështu që është arrit që me datë 12.05.2020, njësiti i hetimeve pran Stacionit Policor në Istog, falë bashkëpunimit me qytetarë ka marr informatë për vendndodhjen e të dyshuarit dhe menjëherë kanë vepruar duke bërë arrestimin e këtij personi në qytetin e Zubin Potokut.

Arrestimi është kryer në bashkëpunim të afërt me Njësitë Policore të Stacionit Policor në Zubin Potok.

Gjatë hetimeve është vërtetuar se i dyshuari ishte në kontakt me disa të afërm të tij për të shikuar mundësinë e arratisjes apo kalimit ilegal në Serbi.

Kështu që pas arrestimit të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit  për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat