​Një muaj paraburgim për babanë që rrahu të bijën e tij

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për babanë që rrahu të bijën e tij

Më: 13 maj 2020 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Drenas ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit B.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Gjykata ka konstatuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi nëse do të gjendet në liri i pandehuri mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale, dhe të ndikojë në të dëmtuarën – vajzën e tij.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat