Të shtëna me armë zjarri në Smallushë të Lipjanit, plagosen dy persona

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Smallushë të Lipjanit, plagosen dy persona

Më: 13 maj 2020 Në ora: 19:39
Smallushë

(E plotësuar) - Një incident ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Smallushë e komunës së Lipjanit.

Në këtë mosmarrëveshje mes tre personash është përdorur edhe arma e zjarrit.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i policisë në Lipjan Bashkim Bytyçi.

Ai tha se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Bytyçi theksoi se akoma nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.

Vritet një person në Smallushë të Lipjanit

Të shtëna me armë pati pak më parë  në Smallushë të komunës së Lipjanit.

Si pasojë e këtyre të shtënave është vrarë një person.

Duhet përkujtuar që gjatë muajve të fundit pati rënie të numrit të krimeve në vend.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat