Kanos me armë zjarri fqinjën e saj për vendin e parkimit, arrestohet një grua

Kronikë e zezë

Kanos me armë zjarri fqinjën e saj për vendin e parkimit, arrestohet një grua

Më: 15 maj 2020 Në ora: 09:00
Ilustrim

Një sherr mes dy grave në Durrës, fqinje me njëra tjetrën, ka përfunduar në kanosje me armë.

Policia e Durrësit thotë se ka arrestuar N. P., 57 vjeçe, banuese në Hamallaj, Durrës.

Gruaja akuzohet se pasditen e së enjtes, në Hamallaj, Durrës, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, A. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në një shtëpi të braktisur, disa metra larg banesës së N. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 27 fishekë.

Dyshohet se sherri mes dy grave ka lindur për një vend parkimi pranë shtëpive të tyre, ku të dyja pretendonin që të qëndronte makina e familjes përkatëse.

Ndaj të dyshuarës hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit.

57-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilat parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat