Skemën e bënin në ‘Whatsapp’ dhe ‘Messenger’, arrestohen dy të huaj dhe dy shqiptar për transport klandestinësh

Kronikë e zezë

Skemën e bënin në ‘Whatsapp’ dhe ‘Messenger’, arrestohen dy të huaj dhe dy shqiptar për transport klandestinësh

Më: 15 maj 2020 Në ora: 10:33
Ilustrim

Tiranë – Dy të huaj dhe dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për transportim të emigrantëve në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të operacionit të koduar “BACKLASH”, janë arrestuar  – K. D., 32 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë; – A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë; – E. E., 22 vjeç, me shtetësi dhe kombësi siriane dhe – A. I., 25 vjeç, me shtetësi dhe kombësi marokene.

Në  bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona transportonin emigrant klandestinë nga zona e Korçës në Tiranë dhe më pas për në Mal të Zi, me qëllim destinacionin final një nga vendet e BE-së.

Nga operacioni gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, tre shtetas turq.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “BACKLASH”.

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Arrestohen në flagrancë katër shtetas (dy të huaj dhe dy shqiptar), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin emigrant klandestinë nga zona e Korçës në Tiranë dhe më pas për në Mal të Zi, me qëllim destinacionin final një nga vendet e BE-së.

Procedohen në gjendje të lirë, për kalim të paligjshëm të kufirit, dhe tre shtetas turq.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një automjet dhe katër aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë dhe Seksionin për Krimet Kompjuterike në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizoi me sukses operacionin e koduar “BACKLASH”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. D., 32 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë;
– A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë;
– E. E., 22 vjeç, me shtetësi dhe kombësi siriane;
– A. I., 25 vjeç, me shtetësi dhe kombësi marokene;

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, bënin transportimin e emigrantëve klandestinë të kombësisë siriane ose kombësive të tjera (marokene, afgane, irakene) nga zona e Korçës në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë, ku pasi sistemoheshin fillimisht në dhoma me qira apo hostele në zonën e Laprakës, transportoheshin me automjete private drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Shtetasit E. E. dhe A. I. dyshohet se kishin rolin e organizatorit në këtë skemë trafikimi, duke u koordinuar me persona të tjerë të kombësisë siriane në Greqi dhe Siri, ku nëpërmjet aplikacioneve “Whatsapp”, “Messenger” etj, bënin koordinimin e lëvizjes së emigrantëve nga Greqia për në Shqipëri, duke angazhuar shtetasit shqiptar të arrestuar në këtë skemë, të cilët luanin rolin e transportuesit, përkthyesit dhe të personave që shpesh tërhiqnin paratë që transferoheshin nëpërmjet agjencive te transfertave monetare.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, tre shtetas turq.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar një automjet dhe 4 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit, kryer në bashkëpunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat