Kishin mbjellë kanabis, pranga dy personave në Tepelenë/ Emrat

Kronikë e zezë

Kishin mbjellë kanabis, pranga dy personave në Tepelenë/ Emrat

Më: 15 maj 2020 Në ora: 10:58
Ilustrim

Dy persona në Tepelenë janë vënë në prangat e policisë pasi kishin mbjellë kanabis sativa.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, pasditen e djeshme, e enjte, u vu në pranga Alfred Lena, 42 vjeç, banues në fshatin Rexhin, Tepelenë.

Kjo pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën 50 kubikë të kultivuar me fara kanabisi.

Po gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e policisë Memaliaj kanë vënë në pranga Sokol Petanin, 43 vjeç, banues në fshatin Memaliaj, pasi iu gjet një sasi farash kanabis sativa, në tentativë për t’i kultivuar.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat