Një djalë i ri në Dibër qëllon veten me armë, gjen vdekjen

Kronikë e zezë

Një djalë i ri në Dibër qëllon veten me armë, gjen vdekjen

Më: 16 maj 2020 Në ora: 06:14
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në Dibër, ku një djalë i ri i ka gjetur vdekjen tragjikisht.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 20.50, në fshatin Ndershen, njësia adminstrative Reç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri Sh. L., rreth 23 vjeç, i cili ka qenë me bagëti në mal.

I dëmtuari u transportua për në spitalin e Peshkopisë, ku pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga mjekët, gjeti vdekjen pa mbërritur ende.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat