Godet dy zyrtarë të bashkisë Kolonjë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Godet dy zyrtarë të bashkisë Kolonjë, arrestohet i dyshuari

Më: 16 maj 2020 Në ora: 09:07
Ilustrim

Godet dhe kanos për shkak të detyrës dy zyrtarë të Bashkisë Kolonjë, si edhe kundërshton punonjësit e policisë, duke bërë që të arrestohet.

Efektivët e policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të Orest Malushi, 40 vjeç, banues në Ersekë, i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit.

Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E. H., me detyrë drejtor kabineti dhe E. Z., me detyrë shef i shërbimeve pranë këtij institucioni.

Gjithashtu 40-vjeçari, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të rendit publik, gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat